16:02 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Presidenti maqedonas nuk do të jetë në Maqedoni në ditën e referendumit

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov nuk do të jetë në Maqedoni në ditën e referendumit për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, raportojnë mediat.

Zyra e presidentit Ivanov ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtarë se nëse presidenti do të jetë në Maqedoni në ditën historike të vendit. Kjo për shkak se Ivanov do të jetë në New York për të prezantuar Maqedoninë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, transmeton Indeksonline.

Këtë vit Asambleja e Përgjithshme do të mbahet nga 25 shtatori deri me 30 shtator, kurse referendumi do të jetë me 27 shtator.

Presidenti Ivanov është kundër marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, ende nuk e ka shkruar ratifikimin e marrëveshjes edhe pse është votuar dy herë nga deputetët./Indeksonline/