11:55 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti Meta priti Nexhmije Pagarushën në ditëlindjen e saj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha në 85 vjetorin e lindjes së saj.

Meta përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook ka folur rreth këtij takimi, teksa ka uruar Pagarushën në ditëlindjen e saj. Për këtë ditë të veçantë ai i dha edhe një dhuratë saj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.
Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!