Presidenti Meta s’e dekreton ministrin e propozuar nga Rama
Ende nuk ka një vendim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi.
Kushtetuta e Shqipërisë përcakton afatin 7 ditor dhe ky afat skadoi mesnatën e së premtes 2 nëntor.
Kështu, deri në orën 09:00 nuk ka ardhur ende dekretimi ndërsa mbrëmë kreu i shtetit shqiptar la të kuptohet se edhe mund të mos ketë një dekret për Sandër Lleshin, duke marrë rastin e pak muajve më parë që ndodhi në Itali.
Ndryshe, Lleshi ishte emëruar ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.