13:49 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Presidenti motivon futbollistët e Drenicës “Fitoni me Prishtinën dhe ju presin shpërblime”

Drenica ende nuk e ka siguruar ekzistencën në Superligë, edhe pse qëndron në vendin e 5-të.

‘Kuq e zinjtë’ kanë 5 pikë më tepër se zona e barazhit dhe sot luajnë kundër Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Presidenti Ragim Veseli deklaroi për Indeksonline që në rast të fitores do të ketë premia për futbollistët.

“Ëshë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse me fitore do të jemi shumë më të qetë në luftë për ekzistencë. Kryesia ka menduar të motivoj futbollistët për të arritur rezultat pozitiv dhe do të ketë stimulim që ti ikim barazhit” deklaroi Veseli.

Ndeshja Prishtina – Drenica zhvillohet sonte nga ora 19:00. /Indeksonline/