12:34 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti ngushëllon gazetarët dhe familjen Rexhepi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të trishtë ndarjen nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Ai në një postim në Facebook ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe komunitetin e gazetarëve.

“Lajm i trishtë vdekja e gazetarit të njohur Ibrahim Rexhepi. Ishte i çmuar dhe i vlerësuar prej të gjithëve. Ngushëllime familjes Rexhepi dhe tërë komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Thaçi.