10:21 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti përkujton bashkimin e Gjermanisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar ditën e bashkimit të Gjermanisë, 27 vjet më parë.

Ai ka shkruar se atë ditë ndodhi edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi, përcjellë AktivPress.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.

Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri.

Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë. HTH