11:07 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Presidenti Raisi gjendet i vdekur, çfarë do të ndodhë tani në politikën e Iranit?

Presidenti iranian Ebrahim Raisi humbi jetën në një aksident me helikopter. Në aksident kanë humbur jetën edhe të gjithë pasagjerët e tjerë në helikopter.

Përveç Raisit, në bord thuhet se ishin edhe ministri i Jashtëm iranian Amirabdollahian Hossein, guvernatori i provincës dhe imami më i rëndësishëm i rajonit.

Pas rrëzimit fatal, pyetja e madhe tani mbetet se çfarë do të ndodhë më pas në Iran?

Nënkryetari Mohammad Mokhber, do të zëvendësojë Raisi në një bazë të përkohshme. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen më pas brenda 50 ditëve. Është e dyshimtë nëse do të respektohen standardet demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

Qeveria kritikohet për politikat e saj represive dhe krizën ekonomike.

Ajatollah Khamenei siguroi se operacionet e qeverisë nuk do të ndikoheshin nga vdekja e Raisit.

Raisi, një klerik konservator, kishte qenë president që nga gushti 2021 dhe fitoi zgjedhjet me pothuajse 62 për qind.

Gjatë mandatit të tij, Irani thelloi bashkëpunimin me Kinën dhe Rusinë, por marrëdhëniet me Perëndimin u ftohën.

Roli i tij i mëparshëm në arrestimet dhe ekzekutimet e disidentëve politikë i dha atij pseudonimin “Kasapi i Teheranit”./Indeksonline/