13:01 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi arrin në Gjykatën Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në objektin ku ndodhen dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton IndeksOnline.

Thaçi do të intervistohet sot nga Prokurori i Specializuar për kinse krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar javë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish-ushtarëve të tjerë të UÇK-së.

Aktakuza ndaj Thaçit mbetet ende e pakonfirmuar nga dhomat e specializuara./IndeksOnline/