18:03 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi flet për incidentin ku u përfshi vëllai i tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar rreth incidentit brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ku është përfshirë vëllai i tij, Gani Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se nuk e arsyeton asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky.

Sipas tij, duke qenë familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti. Ai ka ftuar organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.

“Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. HTH”, tha Thaçi./Indeksonline/

Gani Thaçi u vetëmbrojt, nuk ishte sulmuesi