14:37 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gani Thaçi u vetëmbrojt, nuk ishte sulmuesi

Vëllai i presidentit Thaçi sot është përfshirë në një zënkë brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Pjesë e kësaj zënke kanë qenë edhe drejtori i BKS-së, Blerim Pushkolli, si dhe përfaqësuesi i kompanisë Illyria, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin.

IndeksOnline mëson se Gani Thaçi në deklaratën zyrtare thuhet se është vetëmbrojtur.

Më herët ishte raportuar se vëllai i presidentit Thaçi dyshohej se i ka sulmuar fizikisht Gianni Sokolic, me nënshtetësi sllovene, udhëheqës i kompanisë së sigurimeve “Illyria” dhe Drejtorin e Byros, Blerim Pushkolli.

Temat: