11:38 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi i uron shërim të shpejtë nga COVID-19, kryeministrit Hoti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar që Kryeministri Avdullah Hoti ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet më shpejtë nga virusi COVDI-19.

Thaçi u bëri thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohet kjo periudhë e vështirë, transmeton Indeksonline.

Thaçi gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim në normalitet të gjithë të prekurve me virus.

Postimi i plotë:

Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19.

Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.

Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH