20:32 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi: Medaljet e Akilit dhe Distrias, dhuratë për ditëlindjen e Kosovës

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris.

Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.

Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë, raporton IndeksOnline.

Pas këtij triumfi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar fitoren e Akilit duke vlerësuar këtë fitore si “një dhuratë për Republikën e Kosovës në ditëlindjen e saj të dhjetë” .

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook: