17:28 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi mirëpret emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ka besim te Hyseni se do të do të ndikoj për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan IndeksOnline.

“E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror. Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës. HTH”, tha ai./IndeksOnline/