18:24 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi përshëndet formimin e qeverisë, kërkon që sa më shpejtë të përmbushen premtimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të filloj punën kabineti i ri për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Presidentit Hashim Thaçi:

E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH