19:48 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/