13:27 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi takon shefin ekzekutiv të “International Development Finance Corporation”, Adam Boehler

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin ekzekutiv të “International Development Finance Corporation”, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar nga e ardhmja, prandaj edhe po punon për ta mbyllur kapitullin e së kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë.

“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin nga e ardhmja, nga zhvillimi ekonomik, nga investimet, prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi, që presin të shfrytëzohen.

“International Development Finance Corporation” (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që ofron financim për projektet zhvillimore.