14:54 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi udhëton për në Zvicër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Presidenti Thaçi nesër do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos./Indeksonline/