12:14 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Presidenti thotë se së shpejti, do të vendosë për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaç, ka dekretuar shpërnadarjen e legjislaturës VI tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai ka thënë se do tё vendosë sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e legjislaturës VI tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas presidentit ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses./Indeksonline/