18:31 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Trump anulon takimin me Putin, tregon arsyen!

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka vendosur të anulojë takimin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Takimi mes tyre do të realizohej të shtunën në Argjentinë në kuadër të takimit të G20.

Trump e ka marrë vendimin e anulimit të takimit me Putin për shkak të tensioneve të Rusisë me Ukrainën.

“Bazuar në faktet se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer në Ukrainë nga Rusia, unë kam vendosur që do të ishte më mirë që për të gjitha palët të anulojë të gjitha mbledhjet e caktuara”, ka shkruar Trump.