08:25 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Presidenti Trump bën apel për lirimin nga burgu të reperit amerikan

Kongresmeni i njohur amerikan Andre Carson ka deklaruar se ‘tweets-at’ e presidentit Trump që apelojnë për lirimin e reperit ASAP Rocky nga burgu në Suedi janë vetëm  një lojë e tij për të marrë më shumë vota në vitin 2020, transmeton Indeksonline.

Carson thotë se është duke punuar prapa skenave për të liruar A$AP, ndërsa Trump po përpiqet të apelojë tek komuniteti afrikano-amerikan për elektorat, ai tha se Suedia nuk do të reagoj për shkak të postimeve në Twitter.

Trump kishte shkruar se është shumë i zhgënjyer që kreu i Suedisë ende nuk ka reaguar për kërkesat e tij për lirimin e reperit amerikan, pasi të gjithë besojnë në pafajësinë e tij. /Indeksonline/