21:51 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Presidenti Zelensky nderohet me Medaljen e Lirisë “Ronald Reagan”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është nderuar me Medaljen e Lirisë Ronald Reagan, njofton faqja zyrtare e Presidentit të Ukrainës.

Medaljen e tij e ka marrë ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, të dhuruar nga kreu i Fondacionit Presidencial Ronald Reagan, Frederic Ryan, transmeton Indeksonline.

Ryan theksoi se ky çmim i lartë nderon udhëheqjen e Presidentit të Ukrainës dhe qëndrueshmërinë e miliona ukrainasve që mbrojnë të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe frymëzojnë të gjithë botën për të luftuar për vlerat e lirisë dhe demokracisë për të cilat Ronald Reagan i kushtoi jetën. 

Ishte Presidenti Reagan ai që i dha një shtysë vendimtare shkatërrimit të “perandorisë së keqe” sovjetike dhe hapi rrugën për lirinë dhe demokracinë për popujt e saj të skllavëruar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Medalja e Lirisë u krijua nga Fondacioni i Presidentit Ronald Reagan në 1992. 

Ajo u jepet figurave të shquara botërore për “dhënien e një kontributi të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e lirisë në botë”. 

Vetëm 10 persona e kanë fituar çmimin gjatë ekzistencës së tij, duke përfshirë Lech Walesa, Mikhail Gorbachev, Colin Pavel, Margaret Thatcher, George W. Bush, Yitzhak Rabin dhe Nathan Scharansky. /Indeksonline/