16:58 / E Enjte, 23 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Presidentja dhe Ambasadori amerikan kujtojnë Albrightin: Shpëtoi jetë të panumërta

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka nderuar sot ish-Sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Hovenier ka thënë se në njëvjetorin e vdekjes së Albright, e kanë kujtuar si një mike të vertetë, që ka shpëtuar jetë të panumërta me udhëheqjen e saj.

Image

“Sot iu bashkova Presidentes Vjosa Osmani për ta nderuar Sekretaren Albright në përvjetorin e parë të vdekjes së saj. Udhëheqja e Sekretares Albright në rajon ka shpëtuar jetë të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishëron partneritetin mes dy shteteve tona”, ka shrkuar Hovenier në Tëitter.

Albright ka shërbyer gjatë kohës kur Kosova u çlirua nga Serbia dhe përgjatë dy dekadave ka përkrahur Kosovën. Ajo vdiq më 23 mars të vitit që shkoi.