11:51 / E Premte, 28 Maj 2021 / k.v

Presidentja e kryeministri shohin nga afër armët të cilat i përdori FSK në stërvitje

Me qëllim të njohjes nga afër, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti inspektuan sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës.

Pas përfundimit të ushtrimit, Osmani e Kurti kanë parë nga afër armët të cilat u përdoren në këtë ushtrim fushor.