08:18 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / A. M.

Presidentja: Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Kurban Bajrami të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet,

“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet”, ka shkruar Osmani.

“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati! Me fat Kurban Bajramin!”.