22:46 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Presidentja Osmani nesër takim me Lajçakun, gazetarët lejohen vetëm nëse janë të vaksinuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në ora 10:10 do të ketë takim të rëndësishëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun,  Miroslav Lajčák.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, transmeton Indeksonline.

Për ta përcjellur këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen./Indeksonline/