23:05 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Presidentja Osmani pas vizitës së kancelarit Scholz: Kosova është e bekuar me Gjermaninë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi mes dy palëve pastaj u zhvendos në ambientet e Qeverisë, ku ndër të tjerash u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë, raporton Indeksonline.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë në facebook fotografi nga takimi i saj me Scholz në konferencën e SEECP.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë” shkroi presidentja krahas fotografive.

Vizita zyrtare e presidentes Osmani në Greqi i pamundësoi asaj të takojë kancelarin Scholz në Kosovë, por që rrugët e tyre u bashkuan në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore./Indeksonline/