09:00 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Presidentja Osmani uron Dua Lipën për çmimin në ”Brit Awards”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë dedikim të veçantë për suksesin e këngëtares me famë botërore nga Prishtina, Dua Lipa.

Osmani e ka uruar Lipën, e cila në Brit Awards rrëmbeu çmimin ”Këngëtarja më e mirë britanike”.

”Urime yllit tonë Dua Lipa e cila dominoi në Brits2021 mbrëmjen e kaluar. Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz, ndaj meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova!”.