20:08 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin.

Krasniqi, sot fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë dhe ngriti lartë flamurin e shteti të Kosovës, shkruan IndeksOnline

Për këtë arritje të madhe, presidentja Osmani përmes profilit të saj zyrtar në ‘Facebook’ shkruan se “Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë”.

Më poshtë postimi i plotë: