14:37 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. M.

Presidentja s’ndalet, ndalon konkurset e reja në Zyrën e Presidencës!

Ushtruesja e detyrës e presidentes së shtetit, Vjosa Osmani ka marrë vendimin e radhës.

Indeksonline mëson se ajo ka miratuar pezullimin e të  gjitha konkurseve për rekrutim në Zyrën e Presidencës së Republikës.

“Ndalohet shpallja e konkurseve te reja ne kuadër te Zyrës së presidentit”, mësojnë burimet tona.

Ndryshe, Osmani dje ka marrë vendimin për t’i shfuqizuar 4 dekrete për konsuj të përgjithshëm, saktësisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Konsujt e shkaktuar: Flakron Shala, konsull i përgjithshëm në Pragë, Blendi Kilaj konsull i përgjithshëm në Lubljanë, Lindon Kqira në Shkup dhe Halim Krasniqi në Tiranë.

Për shkarkimin e katër konsujve Osmani ka dhënë këtë sqarim:

Sa u përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuatur-pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d.e presidentes Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim i cili nuk ishte marrë për bazë nga presidenti paraprak.