16:03 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / LB

Presidentja takon Kancelarin e Austrisë: Austria mbështetë me ngulm liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Osmani ka falënderuar Nehammer për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Austria po luan rol të rëndësishëm për ta çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës dhe vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Ne mbesim të përkushtuar në rrugëtimin tonë evropian”, tha Osmani.

Osmani po realizon takime me krerët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.