13:56 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / k.v

Presioni në punë dëmton zemrën tuaj

Personat që përballen me presion të madh në punë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë fibrilim atrial, i cili është një çrregullim i zakonshëm i rrahjeve të zemrës që mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e goditjes.

Njerëzit që përballen me nivel të lartë të stresit në profesionet e tyre mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë gjendje, transmeton Indeksonline.

Ky ishte përfundimi i një studimi të ri suedez mbi stresin në punë ku studiuesit paraqitën shembuj sikuse vozitja e autobusit, infermieria dhe puna në linjat e montimit.

Studimet e mëparshme kanë lidhur stresin e punës me sëmundjen koronare të zemrës./Indeksonline/

Temat: