10:44 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Preu me zhiletë kundërshtarin – lojtari turk merr dënimin më të rëndë në histori të futbollit

Mansar Calar është dënuar me përjashtim të përjetshëm nga futbolli, pasi Bordi Disiplinor Profesional i Turqisë (PFDK) dha vendimin për veprimet kontraverzale në ndeshjën e Amed SK me Sakaryaspor.

Lojtari turk kishte shokuar opinionin sportiv dhe më gjerë me veprimin e tij, pasi preu me zhiletë një futbollist kundërshtar derisa ai ishte me shpinë të kthyer.

Çalari gjithashtu mori një gjobë prej 25,000 tl, që është rreth 4,000 euro, për shkelje të nenit 4 të Ligjit mbi Gjobat.

Së bashku me dënimin për Çalarin, Amed SK do të luajë një ndeshje me dyerë të mbyllura.

Në të kaluarën, rivaliteti lokal mes të dy palëve ka rezultuar me futbollistët dhe trajnerët e Amed SK duke u sulmuar nga një turmë e mbështetësve të ekipit rivale. Të dyja skuadrat garojnë në ligën e tretë të futbollit turk. /IndeksOnline/