16:41 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Preu pemën se ia bllokonte diellin, dënohet me 40 mijë funte

Ruajtja e mjedisit e me këtë rast edhe e pemëve shumë vjeçare është një nga principet e anglezëve. Mirëpo e tillë nuk doli të jetë edhe për biznesmenin, Samuel Wilson, transmeton Indeksonline.

Ai, për shkak se bllokoi dritën e diellit nga ballkoni i tij, preu  një pemë e cila rezultoi të ishte në mbrojtje të shtetit anglez.

E për këtë, Wilson duhet të marrë përsipër pasojat.  Ai do të duhet që të paguaj 40 mijë funte për dëmin e shkaktuar.

Ky është rasti i parë i këtij lloji në Britani.

Kështu, me marrjen e dënimit të tij, Wilson u bë personi i parë që u trajtua për një akt të tillë.

Pema ishte subjekt i një Urdhri për Ruajtjen e Pemëve, që do të thotë se Wilson duhet të kishte kërkuar leje nga autoriteti lokal para se të priste atë. /Indeksonline/

Pictured is the front of the £1 million house in Canford Cliffs, Poole, Dorset, with the damaged tree facing the back garden
Samuel Wilson, 40, was told he must pay nearly £40,000 for damaging the oak tree