10:47 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Prezantohej si shef policie dhe iu merrte qytetarëve lekë, arrestohet

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Sipas policisë, nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

“Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”, thuhet në njoftim .