21:36 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / A K

Prezantohet “Auto Mita Certified” – blini veturë të përdorur me garancion dhe 100% siguri në informacione

Deri më tani në Kosovë, blerja e një veture të përdorur ka qenë një proces mjaft i vështirë i cili është karakterizuar nga dyshimet për gjendjen teknike dhe optike të veturës.

Duke marrë parasysh kërkesën e madhe të qytetarëve që të kenë siguri në blerjen e një veture të përdorur, Auto Mita ka prezantuar shërbimin e ri të quajtur “Auto Mita Certified”.

Nga tani, veturat e përdorura të të gjitha brendeve mund t’i gjeni në Auto Mita, nga ku keni 100% siguri në gjendjen teknike, informacione të hollësishme për veturën, garancion në kilometra, garancion në veturë, etj.

Auto Mita Certified vjen me 3 paketa – Platinium, Gold dhe Silver.