Prezantohet Bugatti i ri, kushton 2,65 milionë € [Foto]
Surpriza e Bugattit për këtë vit në ‘Geneva Motor Show’ është një version i ri i Chiron.
I pagëzuar me emrin Bugatti Chiron Sport, kjo makinë nuk ka ndonjë ndryshim në të dhënat e fuqisë apo të performancës, por ka “trajtim të përmirësuar dukshëm dhe shkathtësi më të madhe” sipas kompanisë.
Cmimi prej 2,65 milionë euro në Europë, pa taksë, dhe 3,26 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë taksat, doganën dhe transportin.
Falë shtimit të rrotave të reja të lehta dhe rritjes së përdorimit të fibrave të karbonit, madje edhe xhamin e përparam , Bugatti Chiron Sport i ri ështtë 18 kg më i lehtë.
Chiron sport i paraqitur në Gjenevë është i përfunduar në ngjyrën ‘Red Italian’ stolisur me fibra të dukshme karboni dhe brendësi të zezë me kontrast të kuq. /IndeksOnline