10:14 / E Premte, 05 Tetor 2018

Bugatti planifikon të prodhoj modele SUV

Drejtori i Bugattit Stephen Winkelman pranoi se prodhuesi francez po shqyrton hyrjen në segmentin SUV.

Vinkelman njofton se Bugatti së shpejti do të zgjerojë linjën e vet, por në qendër të vëmendjes nuk është sedan, siç është thënë për vite me radhë. Udhëheqësit e Bugattit tani përpiqen të bindin aksionarët e tyre që të miratojnë krijimin e SUV-it të parë në historinë e kompanisë.

Bugatti është pjesë e Grupit Volkswagen që investon në mënyrë agresive në makina elektrike dhe vetëlëvizëse, por nuk kufizohet vetëm në atë segment. “Marka është e gatshme për më shumë. Motori W-16 është aktualisht zemra jonë, por nuk do të qëndrojë përgjithmonë”, thotë Vinkelman.

Sedan nuk janë më të popullarizuar, dhe sedan W16 me siguri do të shitet, por Crossover Bugatti ose SUV me siguri do të shkojnë edhe më mirë.

Temat: