15:38 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Prezantohet Munishi te Gjilani, nesër fillon punën!

Ismet Munishi tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i ri i Gjilanit, pas shkarkimit t, pas shkarkimit të, Bylbyl Sokolit.

Munishi do ta udhëheq skuadrën e Gjilanit deri në fund të këtij stinori, shkruan IndeksOnline

Ish-trajneri i Ballkanit ka zhvilluar të shtunën seancën e parë stërvitore me klubin e ri, derisa të dielën do të debutojë me sfidën kundë Trepçës ’89.

Njoftimi zyrtar i klubit:

“Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra jonë në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit gjysëm si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë.Ismet Munishi, i cili njihet për energjinë pozitive që përqon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlenë të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar.Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”.