12:21 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / k.v

Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar planin e fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se bashkërisht me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë filluar tashmë të diskutojnë për këtë projekt.

Ai derisa shpalosi disa nga prioritet e tij theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për investime në infrastrukturë.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se për qytetarët mungesa e një spitali të përgjithshëm ka qenë disfavor.

Ai tha se ky spital është i nevojshëm për qytetarët e Prishtinës.