10:54 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prezantohet seria e aeroplanit të parë elektrik, në botë

Aeroplanët e parë elektrikë të garave në botë ishin pjesë e garës më të madhe të aviacionit në Lindjen e Mesme, në Dubai.

Këtë seri aeroplanësh e promovoi kompania ajrore, “Airbus” në partneritet me garën “Air Race E”, gjithashtu në Dubai.

Sipas përgjegjësit të “Air Race”-it, Jeff Zaltman, njëherësh themelues i saj, aeroplani i parë elektrik në botë është i disenjuar në atë mënyrë që të fluturojë me shpejtësi deri në 450 km në orë.

Aeroplanët e kësaj serie fuqizohen me bateri litiumi me peshë deri në 100 kg, ndërkaq ato sigurojnë energji për garë deri në pesë minuta.

“Airbusi” ka promovuar tetë aeroplanë të tillë, të cilët janë të disenjuar që të fluturojnë vetëm dhjetë metra mbi tokë.

Zaltmani shpreson se kjo teknologji e në garën e aeroplanëve në Dubai, do të zgjerohet në tërë industrinë e aviacionit, me theks të veçantë, edhe për ndërtimin e aeroplanëve elektrikë komercialë, për pasagjerë.

Gara vjetore “Dubai Airshow”, vazhdon të tërheqë kompani të njohura të  aeroplanëve komercialë dhe atyre ushtarakë nga e mbarë bota, e po ashtu prodhues të vegjël, konkurrentë për biznese në Lindjen e Mesme.

Tash për tash, Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur praninë me më së shumti prezantime, me rreth 140 ekspozues.

“The Dubai Airshow” do të përmbyllet këtë të enjte me 21 nëntor.