12:09 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prezantohet Skoda e re ‘Kamiq Monte Carlo’

Vetura e ree Skoda jo rastësishtë do të jetë më ndryshe se veturat e mëparshme të kësaj marke.

Në veturën e re do të mund të shohim disa ndryshime si në pamjen e jashtme ashtu edhe brenda veturës, shkruan Indeksonline.

Dritat e kësaj veture do të jenë LED, pamja panorama, dritaret e pasme të errësuara, po ashtu do të vijë me rrota unike 17 inç, mirëpo mund të bëhen porosi edhe për rrota me madhësi prej 18 inç.

Kurse brenda saj mund ta shohim se ngjason me modele sportive të veturave, ku ka shufra të integruara, po ashtu edhe tapiceria me dizajn të veçantë nga lëkura.

Skoda ‘Kamiq Monte Carlo’ do të dalë në shitje në tremujorin e fundit të vitit dhe do të jetë në dispozicion me të gjithë motorët./Indeksonline/.