09:43 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / L K

Prezantohet super vetura e re nga Turqia, është elektrike (Pamje)

Grupi i Ndërmarrjeve Automobilistike të Turqisë (Togg) ka prezantuar mbrëmë modelin e ri të makinës T10, Ngjarja u mbajt në Las Vegas të SHBA-ve.

Shefi i Togg, Mehmet Gurcan Karakas tha se makina e tyre e dytë elektrike T10F shënon “një moment historik të ri” për kompaninë, shkruan Indeksonline.

Vetura ka 218 kuaj fuqi me version me dy motorë AëD. T10F do të shfaqë gjithashtu teknologjinë e transferimit të energjisë (V2L) të mjeteve pajisje me energji, duke e lejuar atë të përdoret si një burim i jashtëm energjie.

Vetura turke gjithashtu do të ketë një veçori ndihmëse të “pilotit të trafikut të rëndë”.

Me këtë funksion, përdoruesit do të mund të heqin duart nga timoni dhe të ngasin nën kontrollin e T10F në trafik të rënduar me shpejtësi deri në 15 km/h./Indeksonline/