13:32 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Priftërinjtë serbë mbledhje të jashtëzakonshme për Kosovën, para vizitës së Vuçiqit!

Çështja e zgjidhjes së problemit mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës është duke marrë vëmendje të veçantë edhe nga Kisha Ortodokse serbe.

Ky institucion fetar pritet që ditëve në vazhdim të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshëm ku si temë kryesore do ta ketë qëndrimin e tyre final ndaj Kosovës.

Priftërinjtë serbë këtë diskutimin e kanë caktuar ta mbajnë para vizitës së presidentit, Aleksandër Vuçiq, në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline

Mediumet në Beograd raportojnë se mbledhja e Kishës Katolike është caktuar të mbahet me 30 gusht.

Ndryshe, Vuçiq ka zyrtarizuar vizitën në Kosovë me 8 dhe 9 shtator. Ai ka thënë se si objektiv të palës serbe ka ruajtjen e interesave shtetërore, mbrojtjen e pronës dhe të gjithë interesave të tjera të Serbisë.

“Është e nevojshme të thuhet e vërteta dhe ruajtja e të drejtave të serbëve në Kosovë. Poashtu, është e nevojshme të sigurohet siguria e njerëzve, të sigurohet që fëmijët të shkojnë në shkolla dhe kinema pa ndërprerje dhe të shoqërohen me kolegët e tyre”, ka deklaruar Vuçiq para disa ditësh. /Indeksonline/