23:32 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Princ Charles i kishte thënë Lady Diana-s se nuk e donte, një ditë para dasmës

Penny Thornton, astrologia e mirëbesuar e princeshës Diana, foli për dokumentarin “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, i transmetuar në ITV mbi intervistën e famshme të saj në “Panorama” të BBC me reporterin Martin Bashir.

“Një nga gjërat më tronditëse që Diana më tha ishte se një natë para dasmës, Charles i tha se nuk e donte. Unë mendoj se ai nuk donte të shkonte në dasmë me premtime të rreme. Ishte shkatërruese për Diana-n.”

Thornton shtoi: “Ajo nuk donte të martohej, nuk donte të shkonte në dasmë.”

Gjatë intervistës së famshme të vitit 1995 në BBC me Martin Bashir, princesha Diana zbuloi se ajo dhe princi Charles kishin tradhtuar gjatë martesës së tyre. Charles rifilloi marrëdhënien me ish-të dashurën (dhe gruan aktuale) Camilla Parker-Bowles, gjë që kontribuoi në ndarjen e tyre në vitin 1992.

Kur Bashir e pyeti Diana-n nëse Camilla ishte “faktor” në prishjen e martesës, Diana u përgjigj: “Epo, ne ishim tre te ajo martesë, kështu që ishte pak e mbipopulluar.” Diana konfirmoi marrëdhënien e saj me ish-oficerin britanik James Hewitt. Kur Bashir e pyeti nëse ajo kishte tradhtuar princin Charles, ajo tha për Hewitt, “Po, unë e adhuroja atë. Isha e dashuruar.”