19:59 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Princ Harry dhe Meghan bëjnë deklaratën e parë pas lindjes së vajzës

Princ Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë.

Pas lindjes, ata bën një deklaratë në faqen e tyre të fondacionit, transmeton Indeksonline.

“Me 4 qershor ne u bekuam me ardhjen në jetë të vajzës sonë, Lili” shkruan ata.

“Ajo është më shumë sesa mund ta imagjinoni dhe ne jemi mirënjohës për lutjet dhe dashurinë që keni ndaj nesh. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj” thanë ata.

Sa i përket dhuratave, çifti kërkon që të gjithë ata që duan të japin dhurata për vajzën t’i dërgojnë në organizatat që janë në mbështetje të grave dhe vajzave./Indeksonline/