10:30 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Princ Harry dhe Meghan Markle po presin fëmijën e tyre të parë

Meghan Markle është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe për këtë i ka treguar mbretëreshës së Britanisë dhe pjesëtarëve tjerë të familjes mbretërore në dasmën e Princeshës Eurgenie, gjatë ditës së premte, por është bërë e ditur gjatë ditës së sotme edhe për publikun.

Lajmi i mirë ka ardhur pak orë pasi Dukesha e Sussex përfundoi vizitën e saj në Sydney për turin e saj të parë internacional që nga martesa e tyre në maj të këtij viti.

Duke njoftuar për foshnjën që do të jetë stërnipi i tretë i Mbretëreshës, pallati ka njoftuar se: “Lartësia e tyre mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit janë shumë të lumtur të ju njoftojnë se në pranverën e vitit 2019 do presin fëmijën e tyre të parë”.

Meghan thuhet se po gëzonshëndet të mirë dhe mendohet se foshnja do të lind në fund të muajit prill./Indeksonline/