14:14 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Princ Harry dhe Meghan, me maska në fytyrë marrin pjesë në një aktivitet humanitar në Los Angelos

Princi Harry dhe Meghan Markle kthehen në punë!

Çifti që kanë hequr dorë nga jeta mbretërore, me  maska  në fytyrën janë parë  teksa u japin gjërat thelbësore familjeve në një ngjarje pas rikthimit të nxënësve në  shkollë, e që njëherit shënon daljen e tyre të parë në publik që nga mbyllja, transmeton IndeksOnline.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë bërë vullnetare në një ngjarje bamirësie në shkollë.

Princi Harry, 35 vjeç dhe Meghan Markle, 39 vjeçe , shpërndanë pajisje, rroba dhe pelena në një makinë të drejtuar nga bamirësi në  Los Angeles Baby2Baby,  organizatë kjo e  cila siguron nevojat themelore për familjet në nevojë.

Fotografitë tregojnë se çifti po dorëzon furnizimet nëpër dritaret e automjeteve në Shkollën Fillore “Dr Owen Lloyd Knox” në South LA, gjatë të mërkurës, shkruan Daily Mail.

Të veshur thjeshtë me pantolla të shkurt e me këmishë të bardh, Megan, e  po ashtu edhe Harry dukeshin për mrekulli. /IndeksOnline/