08:43 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / AR

Princ Harry “godet” pallatin në episodin e ri

Tre episodet e fundit të dokumentarit të Harry e Meghan do të publikohen ditën e sotme.

Sipas të gjitha gjasave, ata do ta sulmojnë sërish pallatin, transmeton Indeksonline.

“Pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse nuk do të ishim larguar,” thotë Princi Harry në trailer.

Princi thotë në trailer se gjykata gënjeu për të mbrojtur vëllain e tij Princin William. “Ata kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për të na mbrojtur ne,” thotë ai.

Tre episodet e para të dokumentarit të Netflix u shfaqën tashmë të enjten e kaluar. Në të, çifti foli për mënyrën se si u njohën, nënën e Harry-t, Princeshën Diana dhe marrëdhënien e keqe./Indeksonline/