15:47 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Prince Caffe partner e sponsor kryesor në panairin e madh të ushqimit në Dubai

Prince Caffe po merr pjesë dhe është partner e sponsori kryesor në kategorinë e pijeve, në panairin më të madh të markës tregtare private për Lindje të Mesme, i njohur me emrin Private Libel and Licencing Middle East, i cili po mbahet në Dubai.

Firma e njohur kosovare po prezanton produketet e veta Prince Caffe por edhe prodhime të markave tregtare private nga Arabia, Shqipëria, Zvicra, me të cilat bashkëpunon ajo.

Interesimi i vizitorëve të panairit, sipas përfaqësuesve të kompanisë në fjalë, është shumë i madh, me theks të veçantë për kapsulat Nespreso, produkt ky i ri i Prince.

Po ashtu, sipas tyre, interesimi i mysafirëve dhe firmave blerëse është i madh edhe kur prezantohet teknologjia me të cilën punon Prince dhe kjo, sipas tyre, pritet të sjellë rezultate të shpejta e të mira përsa i përket lidhjes së bashkëpunimit me kompani nga e gjithë bota.

Private Libel and Lincencing Middle East është një panair ekskluziv per kompanitë që ofrojnë produkte ushqimore dhe joushqimore. Janë rreth 150 firma nga gjithë bota, përshirë Amerikën, Gjermaninë, Francën, Turqinë, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara e kështu më radhë që po marrin pjesë na ngjarjen e cila u hap të martën, e përmbyllet më 10 nëntor.