Princesha e Suedisë në pritje të fëmijës së katërt
Pallati Mbretëror suedez ka konfirmuar se princi Carl Philip dhe princesha Sofia janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.
Si u shndërrua Sofia nga një kameriere dhe yll televiziv në një princeshë?
Sofia Hellqvist nuk i përshtatet aspak kallëpit mbretëror.
Carl Philip u martua me Sofian në një ceremoni luksoze në Pallatin Mbretëror suedez.
Pas dasmës së saj në 2015, ajo njihet si madhëria e saj princesha Sofia, kukesha e Varmlandit.
Megjithatë, para se të takonte princin, ajo bënte një jetë krejtësisht ndryshe.
Ajo mori pjesë në versionin suedez të reality show-t të quajtur “Hotel paradise”, ku një grup beqarësh ishin mbledhur në një hotel luksoz dhe çdo gjë filmohej nga kamerat.
Ajo ishte gjithashtu një modele dhe pozoi e zhveshur për revistën për meshkuj ‘Slitz’, për të cilën u emërua “Miss Slitz në 2004”.
Ajo dikur jetonte në New York dhe punonte si kameriere dhe instruktore e jogës. Në të njëjtën kohë, ndoqi mësimet në një shkollë biznesi.
Carl dhe Sofia u takuan me pushime në Bastad të Suedisë në verën e vitit 2009.
Më vonë, jeta e tyre e dashurisë u zhvillua mes Suedisë dhe New Yorkut.